Strehimi i 20 emigrantëve në Shqipëri, REAGON për herë të parë Rama

Strehimi i 20 emigrantëve në Shqipëri, REAGON për herë të parë Rama

382
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të pranuar 20 nga 150 emigrantët që ndodheshin në anijen që u bllokuan pesë ditë në portin e Katania-s në Itali. Në një intervistë për Corriere, Rama është shprehur se vendimi nuk është tregti me BE për çështjen e integrimit. “Nuk ka tregti me BE, por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, ka thënë ai. Më tej kryeministri thekson se  po bën atë që ka bërë Italia më parë për Shqipërinë . “Duhet të bënim diçka për ata persona që u kthyen në të burgosur. Këtu flitet për jetën njerëzore. Ne do të bëjmë për ta atë që bëri Italia për ne, Eritreanët e kohës. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm’. Por a do të pranojë Shqipëria më shumë emigrantë në të ardhmen? Rama shprehet se ‘Nuk do ta zgjidhte problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe se të gjithë do të bëjnë pjesën e tyre’, shton Rama.