Stilistët e njohur shqiptarë i futen politikës, ja cilës parti i bashkohen

Stilistët e njohur shqiptarë i futen politikës, ja cilës parti i bashkohen

488
0

Kujta dhe Meri janë dy stilistët e modës nga Kosova, të cilët janë bërë të njohur pasi realizojnë veshje për personazhe të ndryshëm.

Mirëpo duket se stilimi nuk është gjithçka për çiftin, pasi ditën e sotme ata janë anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ka qenë kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili përmes Facebook-ut ka njoftuar se dy bashkëshortët dhe stilistët me përvojë në botën e modës iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

‘Krijimi i Kujtës dhe Merit (K & M) shënon depërtimin e parë të krijuesve shqiptarë nga Kosova në tregun e qendrave botërore të modës si Milano, Romë, Palermo dhe Berlin. Gjersa Kujta dhe Meri tregojnë arritjet e talentit dhe kreativitetit, këto qendra botërore tregojnë për investimin e shteteve në këtë industri të rëndësishme, miliardëshe, për ekonominë sot’, shkruan ndër të tjera Kurti.

Statusi i plotë i Albin Kurtit:

Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe stilistët me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes tonë. Kujtimi, qysh në moshë të hershme e përpunoi talentin e tij drejt një firme prodhuese që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në industrinë e modës. Puna dhe kreativiteti i tij e takuan atë me Merin, po ashtu të talentuar në këtë lëmi, dhe prej atëherë ata i ndërthurën rrugët krijuese drejt sukseseve në fushën e stileve elegante të modës.

Kështu, fjala për markën Kujta & Meri filloi në Kosovë, për të hyrë më pas nëpër institucione të rëndësishme të modës edhe jashtë vendit. Në vitin 2009, ata morën pjesë në Javën e Modës në Milano, e cila u vlerësua shumë nga mediat italiane duke u siguruar atyre ftesë në prezantimin e koleksionit për gra në Javën e Modës që u mbajt nga Critical Fashion në po atë qytet. Si rezultat i vlerësimeve, sidomos prej kritikëve të disenjit në këtë industri, ata u ftuan të marrin pjesë po atë vit edhe në Eksposita Houte Couture Art & Galeria në Milano. Në vitin 2014, ata prezantuan fustane në Javën e Modës në Berlin.

Krijimi i Kujtës dhe Merit (K & M) shënon depërtimin e parë të krijuesve shqiptarë nga Kosova në tregun e qendrave botërore të modës si Milano, Romë, Palermo dhe Berlin. Gjersa Kujta dhe Meri tregojnë arritjet e talentit dhe kreativitetit, këto qendra botërore tregojnë për investimin e shteteve në këtë industri të rëndësishme, miliardëshe, për ekonominë sot. Shteti ynë duhet të ofrojë më shumë mundësi për talentet, krijuesit dhe firmat vendore, në industrinë e tekstilit dhe modës. Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e disenjerëve në Kosovë.

76660539_720328838467003_2134292545008566272_o.jpg