Stërmbesa e Skënderbeut eshte sot në Kosovë

Stërmbesa e Skënderbeut eshte sot në Kosovë

573
0

sofie_1472414972-4138883

Sot në Kosovë do të arrijë Sofie Kastrioti, stërmbesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes

Sofia, të cilës do t’i bëhet pritje zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – “Adem Jashari”, do të marrë pjesë në “Hardh Fest”, festë tradicionale e rrushit, rakisë e verës në Rahovec.

Ajo do të jetë mysafire speciale gjatë këtyre ditëve në Rahovec, ku do të performojë veprat e saj artistike, ka njoftuar Hardh Fest.

“Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës”, thuhet nga Hardh Fest.