Stadiumi më i ri në Tiranë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare për ngjashmërinë me stadiumin spanjoll.
‘Në Shqipëri, një stadium që mban emrin ‘Air Albania’, ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme njëlloj si stadiumi ‘Nemesio Diez’, në Meksikë’, shkruan e përditshmja spanjolle ‘AS’, duke iu referuar stadiumit që i përket skuadrës së Toluka në Meksikë.
‘Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm’, shkruan media spanjolle ‘AS’.
Nga ana tjetër, media në fjalë, bën me dije se stadiumi i klubit meksikan ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa shtëpia më e re e kombëtares shqiptare ka një kapacitet prej 22.500 spektatorësh.
Ndërtimi i ‘Air Albania’ përfundoi në fillim të këtij muaji dhe pritet të hapë dyert për ndeshjen kundër Francës.
Stadiumi në Meksikë
Stadiumi ‘Air Albania’
Stadiumi në Meksikë
Stadiumi ‘Air Albania’