Stadiumi ‘Air Albania’ gjendet edhe në Meksikë, ‘Nemesio Diez’ identik si shtëpia...

Stadiumi ‘Air Albania’ gjendet edhe në Meksikë, ‘Nemesio Diez’ identik si shtëpia e re e Kombëtares

748
0

 

Stadiumi më i ri në Tiranë, ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare për ngjashmërinë me stadiumin spanjoll.

‘Në Shqipëri, një stadium që mban emrin ‘Air Albania’, ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme njëlloj si stadiumi ‘Nemesio Diez’, në Meksikë’, shkruan e përditshmja spanjolle ‘AS’, duke iu referuar stadiumit që i përket skuadrës së Toluka në Meksikë.

‘Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm’, shkruan media spanjolle ‘AS’.

Nga ana tjetër, media në fjalë, bën me dije se stadiumi i klubit meksikan ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh, ndërsa shtëpia më e re e kombëtares shqiptare ka një kapacitet prej 22.500 spektatorësh.

Ndërtimi i ‘Air Albania’ përfundoi në fillim të këtij muaji dhe pritet të hapë dyert për ndeshjen kundër Francës.

2-15.jpg

Stadiumi në Meksikë

hqdefault.jpg

Stadiumi ‘Air Albania’

3-12.jpg

Stadiumi në Meksikë

1573411496_132815_1573411670_noticia_normal (1).jpg

Stadiumi ‘Air Albania’

Screenshot_2.jpg