Spiropali sulmon Haradinajn: S’jam burrë që nxjerr bisedat, jam një grua që...

Spiropali sulmon Haradinajn: S’jam burrë që nxjerr bisedat, jam një grua që i qëndroj fjalëve

396
0

Tiranë- Ministrja për Marrëdhenien me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas replikës së këtij të fundit me Ramën për bisedat në samitin e Berlinit.

 

Spiropali thekoi se është grua që nuk nxjerr llafet e bisedave, por një grua që i qëndron fjalëve dhe thumbuar kështu kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

 

“Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen”- u shpreh Spiropali.

 

 

Ajo theksoi në “Abc News” se nuk ka asnjë tension mes Ramës  dhe Ramush Haradinajt.

 

“Nuk ka asnjë tension mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kryeministrave të rajonit dhe aq më pak Kryeministrit të Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e vendimmarrjes Serbi-Kosovë, por kemi qasjen tonë dhe mbështesim Kosovën pa rezervë”– u shpreh ajo. Pas samitit të Berlinit, Ramush Haradinaj u shpreh se Rama dhe Thaçi i kishin bërë presion që të heqë taksën ndaj mallrave serbe. Pas kësaj deklarate reagoi edhe Rama i cili  e mohoi këtë deklaratë të kryeministrit të Kosovës. “Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksën. Unë jo e jo. Madje askush as i’a ka kërkuar hiç që ta heqë taksën! Unë jo e jo. Përkundrazi”, tha ndër të tjera Rama.  Por Haradinaj reagoi sërish dhe u shpreh se do të tregojë të vërtetën e asaj që ka ndodhur, pasi është një borxh për vëllezërit e tij shqiptarë. Haradinaj sfidoi Ramën dhe tha se ka dëshmitarë nga ajo që ndodhi në Berlin.