Spinaq, panxhar i kuq: 2 receta për t’ia hedhur dimrit pa asnjë...

Spinaq, panxhar i kuq: 2 receta për t’ia hedhur dimrit pa asnjë lloj sëmundjeje

431
0

Kur vjen i ftohti, për të mbajtur në formë shëndetin dhe linjat, zgjidhje perfekte është një lëng frutash ose perimesh të shtrydhura me produktet që natyra ofron gjatë sezonit të dimrit, mes të cilave panxhari i kuq dhe spinaqi.

 

Të dyja të pasura me substanca të rëndësishme për shnëdetin dhe organizmin, janë dy përbërës ideale për përgatitjen e një lëngu energjik dhe pastrues.

Receta me panxhar të kuq

 

Lëngu i panxharit të kuq, nëse konsumohet rregullisht, është një eliksir i vërtetë për dhimbjet menstruale dhe shqetësimet e lidhura me menopauzën. Veç të tjerash, ndihmon mëlçinë, veshkat dhe fshikëzën e tëmthit ‘për të hequr qafe’ mbeturinat.

 

Le të shohim së bashku, hap pas hapi, si të përgatisim një lëng të shkëlqyer me panxhar, mollë, karota, xhinxher dhe limon.

 

Përbërësit:

 

Një panxhar i madh

 

Një mollë

 

Dy karota të mëdha

 

Një copë xhinxher i freskët

 

Gjysmë limoni

 

 

 

Përgatitja:

 

 

Prisni frutat në copa të vogla pasi t’i keni qëruar, shtojini në mikser dhe centrifugojini. Nëse shija është shumë e fortë, hollojeni lëngun me pak ujë natyral.

 

 

 

Receta e lëngut me perime jeshile

 

Perimet tipike me gjethe jeshile të këtij sezoni janë të pasura me antioksdiantë: ato kundërshtojnë veprimin e radikaleve të lira dhe për këtë arsye, ngadalësojnë plakjen. Ato gjithashtu kanë veti pastruese dhe energjike.

 

Përbërësit:

 

5 gjethe spinaqi

 

1 kastravec

 

2 kërcej selino

 

4 gjethe sallatë  marule

 

4 gjethe lakre

 

Një mollë (ose një dardhë)

 

 

 

Përgatitja:

 

Pasi të keni miksuar gjithë përbërësit në shtrydhëse, për t’i  dhënë pak shije lëngut, shtoni pak lëng limoni dhe pak majdanoz.