Spikerja e njohur italiane e Rai News tregon arsyen pse pëlqen shqiptarët:...

Spikerja e njohur italiane e Rai News tregon arsyen pse pëlqen shqiptarët: Edhe pse njihen për mafien, janë…

454
0

Gazetarja dhe spikerja e njohur e Rai News, Laura Tangherlini ka zbuluar arsyen se pse pëlqen Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndër të tjera ka kënduar dhe një këngë shqiptare me titull ‘Sa i dua lulet’, të cilën ajo tregoi se ja ka mësuar një ndër shoqet e saj më të mira Frida. Videon e ka publikuar gazetari Enrik Mehmeti, i cili Laurën e ka një ndër shoqet e tij më të mira. Në një moment ai e pyet që shqiptarët njihen për mafien, nuk të duken edhe ty kështu. ‘Ashtu sic ka shqiptarë të mirë dhe të keq, ashtu  ka italianë të mirë, ka dhe italianë të keq. Kjo është për gjithë. Por ata që njoh unë janë shumë të mirë dhe të respektuar’, tha Tangherlini.