SPAK arreston gjyqtaren Enkelejda Hoxha kryesekretaren Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku, mbi dhjetë të tjerë të shoqëruar

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është vënë në pranga mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mësuar se Hoxha është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Bashkë me gjyqtaren Hoxha është arrestuar edhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku. Dosja.al mëson se janë arrestuar e shoqëruar mbi dhjetë persona të tjerë, identitetete të cilëve nuk bëhen ende me dije.

Author: vizional