Sot 7 Marsi, Rama uron mësuesit dhe nxjerr videon e veçantë

Sot 7 Marsi, Rama uron mësuesit dhe nxjerr videon e veçantë

75
0

 

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama ka postuar një video ku shfaqen nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik duke kënduar.

 

“MIRËMËNGJES 😊

dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.