Sondazhi i Gallup: Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të stresuar

Sondazhi i Gallup: Njerëzit po bëhen gjithnjë e më të stresuar

422
0

Sipas një sondazhi të ri njerëzit në gjithë botën po bëhen gjithnjë më të zemëruar dhe më të stresuar. “Gallup” intervistoi rreth 150,000 njerëz në më shumë se 140 vende të botës, dhe rreth një e tretaprej tyre kanë pranuar se vuajnë nga stresi, ndërsa së paku një në pesë persona ka thënë se ka përjetuar trishtim ose zemërim. Hulumtuesit janë përqendruar në përvojat e të anketuarve një ditë para zhvillimit të sondazhit, duke i pyetur ata për emocionet e ndjera dhe stresin e përjetuar. Sipas sondazhit, vendi më pozitiv është Paraguaji, ndërsa pas tij renditen Panamaja dhe Guatemala. Vendi ku njerëzit kishin emocionet më negative rezultoi Çadi, i ndjekur nga Nigeria dhe Siera Leone, ndërsa popullsia më e stresuar në botë ishte ajo greke.