“Sokrati, dashamir dhe zemërmadh” – Rrëfimi i shokëve për biznesmenin që vrau...

“Sokrati, dashamir dhe zemërmadh” – Rrëfimi i shokëve për biznesmenin që vrau veten për dashurinë

625
0

sokrat-shanaj-ok-1

“Sokratin e njihja që fëmijë, ishte dashamirës me njerëzit. Ka dhënë shumë kontribut për zonën tonë. Me biznesin e tij, ka ndihmuar shumë fermerë në zonë’,- shprehet miku i tij.

Një ditë pas krimit të rëndë në Krujtje të Lushnjes, ku 65-vjeçari Sokrat Shani i dha fund jetës duke u vetëvrarë me plumb në gojë, në gjendje të rëndë psikike, pasi kishte mbytur me litar të dashurën 36 vite më të re, dëshmi të tjera dalin dritë.

News24 ka qenë në familjen e tij, atje ku janë hapur dyert e mortit. Miq dhe të afërm të biznesmenit të farave dhe fidanëve në bujqësi shprehen të tronditur për krimin.

Sipas tyre, Sokrat Shani ishte një një njeri dashamirës që kishte dhënë shumë kontribute për këtë zonë, duke ndihmuar fermerët.

“Sokratin e njihja që fëmijë, ishte dashamirës me njerëzit. Ka dhënë shumë kontribut për zonën tonë. Me biznesin e tij, ka ndihmuar shumë fermerë në zonë’,- shprehet miku I tij.

Ata thonë se përpara se të ndodhet kjo ngjarje kishin dëgjuar të përflitej për lidhjen etij me të rënë, por nuk i besonin këto fjalë.

“Sokrati ishtë zemërmadh, kishte ndihmuar shumë fermerë dhe banorë në zonë duke iu falur dhe para”. Kjo që ka ndodhur duket e pabesueshme. Nuk kemi se çfarë të themi më shumë”.