Sociologët shpjegojnë pse shqiptarët po lindin gjithnjë e më pak bebe

Sociologët shpjegojnë pse shqiptarët po lindin gjithnjë e më pak bebe

353
0

Në Shqipëri, numri i lindjeve po shënon vetëm rënie. Këtë tremujor krahasuar me atë të një viti më parë kanë ardhur në jetë rreth 1600 bebe më pak ose gati me 20% rënie.

 

Pas kësaj qëndrojnë një sërë arsyesh që na i artikulon sociologia Entela Binjaku.

 

“Një nga arsyet kryesore është emigrimi i pandalshëm dhe kryesisht i rinisë dhe i moshës riprodhuese. Kostoja për të mirëpritur dhe miredukuar një fëmijë, nga viti në vit vetëm rritet dhe kjo në kushtet e pagave të ulëta, të pamjaftueshme dhe të pasigurisë në vendin e punës, bën që shumë të rinj të hezitojnë të ndërmarrin këtë vendim të rëndësishëm“, thotë sociologia Entela Binjaku.

 

Problemet me fertilitetin që po i hasim gjithmonë e më shumë si tek meshkujt edhe te femrat, janë një arsye tjetër që ndikon në uljen e lindjeve.

 

Me kalimin e kohës struktura e familjes shqiptare ka ndryshuar. Çiftet jetojnë më vete dhe ngurrojnë të bëhen me fëmijë, pasi nuk kanë dikë që t’i ndihmojë.

 

Të bën përshtypje që tre qarqet Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë lindshmërinë më të ulët. Por unë do të thosha se kjo po ndodh në gjithë vendin, shohim zona që po braktisen më shpejtësi nga rinia, shkolla që po mbyllen se nuk kanë nxënës. Numri i ulët i lindjeve në Gjirokastër dhe Korçë p.sh. lidhet me faktin që historikisht emigrojnë në Greqi, sepse në fund të fundit, fqinji ynë është vend I BE-së dhe shqiptarët gjejnë kushte më të mira qoftë të jetesës, qoftë të pagesës./TopChannel