“S’mund ti mbyll gojën medias, një kryministër palaco, një Kuvend me klloun….”,...

“S’mund ti mbyll gojën medias, një kryministër palaco, një Kuvend me klloun….”, gazetarët mesazhe për qeverinë (FOTO)

376
0

 

“Media kontrollon qeverinë jo qeveria median!”

S’mund ti mbyll gojën medias, një kryministër palaco, një Kuvend me klloun, një opozit që hesht.”

Këto janë disa nga mesazhet për qeverinë. Gazetarët, aktivistët dhe analistë, mbështetur dhe nga opozitarët, që po zhvillojnë një protestë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë.

Protesta nisi në orën 09:30, para Parlamentit, aty ku deputetët do të zhvillojnë në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi i kësaj pakete.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama në paketën anti-shpifje parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Kujtojmë që. paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë.