Skandali/ Kryetari i gjykatës së Kukësit godet me shpullë avokaten (Foto)

Skandali/ Kryetari i gjykatës së Kukësit godet me shpullë avokaten (Foto)

288
0

Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, ka goditur me shpullë avokaten Aurora Guska, ndërsa kjo e fundit ka rënë në tokë nga goditja e fortë.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, që janë transmetuar në emisionin “Stop”,  mund të shihet Shehu së bashku me Guskën që afrohen tek hyrja e gjykatës.

Ata ndalojnë para hyrjes dhe Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë. Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas.

Drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra tha se edhe pse këto janë pamje nga kamerat e sigurisë janë dërguar në emision nga një qytetar.

Ende nuk dihen detaje të kësaj ngjarje skandaloze që ka ndodhur në hyrjen e një institucioni të rëndësishëm siç është gjykata.