Vajzës i humb portofoli, pasagjerët rrahin keq shoferin e autobusit pse mbylli...

Vajzës i humb portofoli, pasagjerët rrahin keq shoferin e autobusit pse mbylli dyert (VIDEO)

449
0

Në kryeqytet numri i popullsisë është shtuar shumë vitet e fundit, por shërbimet e ofruara janë në nivel të ulët si transporti, urbanet janë të mbingarkuar, orare që nuk zbatohen, vjedhje, dhe shumë pakënaqësi të tjera.

Ditën e sotme, në rrjetet sociale janë publikuar pamje të rënda brenda një autobusi urban në kryeqytet.

Në video shfaqen pamjet e një sherri. Një i ri dallohet që qëllon me grushte një tjetër person,  ndërsa nuk shihet asnjë ndërhyrje nga qytetarët apo policia.