SKANDAL në RTSH/ Mbi 900 punonjës nuk kanë marrë rrogat, hesht Thoma...

SKANDAL në RTSH/ Mbi 900 punonjës nuk kanë marrë rrogat, hesht Thoma GËLLÇI

598
0

Mbi 900 punonjës të Radio Televizionit Publik Shqiptar (RTSH), nuk kanë marrë rrogat. Denoncimi ka ardhur në redaksinë e newsbomb.al nga punonjës të RTSH-së të cilët të indinjuar kërkojnë dorëheqjen e drejtorit Thoma Gëllçi. Sot është data 3 prill dhe asnjë nga punonjësit nuk është paguar. Ata thonë se ende nuk e dinë nëse do paguhen dhe se punonjësit e financës, ‘ngrejnë supet’. Një prej punonjësve i tha newsbomb.al se kjo nuk është hera e parë që pagesat e punonjësve vonohen që nga periudha që ky institucion drejtohet nga Thoma Gëllçi. “Askush nuk ka guximin që të kërkojë të drejtën për tu paguar për punën që ka bërë për muajin e kaluar edhe pse Gëllçi ka kurajon që me fondin e pagesave të shlyejë kredinë që nuk dihet përse është marrë dhe ku kanë shkuar paratë”, thotë ai.

 

Ndërkaq, neësbomb.al tentoi të flasë me vetë drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi për t’i kërkuar shpjegime rreth mungesës së pagave për 900 punonjës që mbajnë familjet e tyre me bukë por ai na tha se ‘ishte në një mbledhje dhe e kishte të pamundur të fliste’.

 

Punonjësit pretendojnë se Thoma Gëllçi ndodhet në Vjenë por kudo që të jetë drejtori, duhet absolutisht të sqarojë këtë skandal të përsëritur në institucionin publik që ai drejton