S’ka vetëm nga ata që pijnë kafe, cigare, e alkool nëpër BLLOK!...

S’ka vetëm nga ata që pijnë kafe, cigare, e alkool nëpër BLLOK! Njihuni me RININË që do ndryshojë Shqipërinë

370
0

Përtej asaj pjesë të të rinjve që kohën e harxhon nëpër kafene, duke pirë cigare dhe alkool deri në orët e vona të natës, lokaleve të Bllokut, është një tjetër rini kryeqytetase që të ngjall shpresë dhe të mbush me optimizëm. Është ajo rini e cila kohën e saj ia dedikon punës vullnetare. Bëhet fjalë për skuadrën vullnetare të Ecovolis. Një ekip pa qëllime politike, reklamimi apo përfitimi i cili realizon çdo javë ekskursione në të gjithë Shqipërinë duke mbjellë qindra pemë dhe duke pastruar mjedisin. Të rinjtë, pjesë e Ecovolis, janë studentë ose fëmijë që kanë dashuri për vendin. Ndryshe nga shqiptaret e tjerë që gjykojnë pa vepruar këta të rinj përpiqen që përmes aktiviteteve të tyre të ndihmojnë mjedisin dhe ta bëjnë këtë vend më të jetueshëm. Në aktivitetin e tyre të fundit skuadra e Ecovolis u nis drejt Lurës, një udhëtim i vështirë pasi atyre iu desh të ecnin dy orë me këmbë në mes të borës. Por nuk u dekurajuan dhe e kryen me sukses qellimin e tyre për të pastruar Lurën e për të shtuar gjelbërimin e kësaj perle të natyrës. Elda Berziu, 19-vjeçe, është një studente e thjeshtë nga Tirana që është pjesë e Ecovolis për shumë kohë dhe ka marrë pjesë në të gjitha ekskursionet. Elda tregoi historinë e saj për Newsbomb.al.

 

“Historia ime në Ecovolis ka nisur shumë rastësisht nga një shoqja ime që e njihte. Më ftoi dhe mua në një aktivitet… aktiviteti i parë që kemi bërë ka qenë me të moshuarit duke luajtur me ta domino dhe duke kuptuar problemet e tyre… Më shumë se aktiviteti më pëlqeu gjithë marrëdhënia dhe kimia që kishte grupi.

 

Njerëz të shoqërueshëm dhe miqësor. Nga kjo tërhiqesha të shkoja çdo ditë e më shumë, për të mësuar gjëra të reja dhe mbi të gjitha për të kontribuar në aspektin social të Shqipërisë. Ndonjëherë lodhesh. Por kënaqësia që merr duke mbjellë një pemë, duke pastruar një lumë, liqen, det, duke u marrë me fëmijët nuk barazohet me asnjë lodhje. Për sa i përket udhëtimit te fundit, ishte një eksperiencë e re sidomos kur të le makina në rrugë dhe të duhet të bësh 2 orë me këmbë në  mes të borës. Duket pak e frikshme dhe të gjithë do mendonin se s’do ta bënin kurrë por është një mënyre të sfidosh veten. Të rinjve do ju thoja të aktivizoheshin sa më shume në punë vullnetare aty ku ata ta ndjenin veten më mirë. Sepse në fund të dites nuk ta mbush shpirtin të rrish 3 or në një kafe apo të kalosh kohën duke chatuar ne rrjete sociale. Jaën gjëra të tilla te vogla por që të mbushin shpirtin dhe të bëjnë të jetosh jetën reale’’, thotë në rrëfimin e saj të sinqertë Elda.

 

Ne si media i mbeshtesim këtë të rinj dhe i inkurajojmë të vazhdojnë të kontribojnë për vendin tonë.

 

Nese dikush do të bëhet pjesë e Ecovolis, për të përjetuar emocione e eksperienca të reja, mund t’i kontaktojë në faqen e tyre zyrtare në Facebook apo në numrin 0688780209.