S’ka rëndësi sa i shtrenjtë është kremi, lëkurës i duhen këto 4...

S’ka rëndësi sa i shtrenjtë është kremi, lëkurës i duhen këto 4 vitamina që të duket e bukur

392
0

 

Në ditët e sotme në treg gjen shumë produkte për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Por a i kënaqin këto produkte nevojat e lëkurës për vitamina? Zbuloni se cilat janë vitaminat e nevojshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe tek cilat ushqime mund t’i gjejmë ato.

Konsumi i vitaminave është thelbësor për zhvillimin e çdo qenieje njerëzore. Nuk duhet harruar që lëkura ka nevojë për vitamina specifike për të qenë e shëndetshme dhe plot jetë përballë ‘agjentëve të shumtë sulmues’ në ambient. Përpiquni të integroni në dietën tuaj të përditshme dhe në produktet e bukurisë 4 vitaminat për të cilat do t’ju flasim në këtë artikull.

4 vitaminat e rëndësishme për shëndetin e lëkurës

1. Vitamina A

Ka vitamina në organizëm të cilat nuk sintetizohen vetë. Vitamina A është një prej tyre dhe duhet ta merrni përmes ushqimeve. Për sa i përket lëkurës, duhet të zgjidhni produkte kozmetike me vitaminë A. Kjo vitaminë ka një rol thelbësor  për shëndetin e lëkurës sepse mbron nga rrezet e diellit duke parandaluar përhapjen e qelizave tumorale. Hidraton dhe i jep elasticitet lëkurës, ndihmon kundra shqetësimeve si aknet, psoriasis dhe thatësinë e lëkurës.

Përgatiteni lëkurën tuaj që disa ditë para ekspozimit në diell duke marrë kët vitaminë përmes lëngjeve të frutave apo sallatave me fruta e perime si:

·         Mango

·         Patate të ëmbla

·         Karota

·         Domate

·         Kungull

·         Spinaq, sallatë jeshile, lakër

Duket se ushqimet më të pasura me këtë vitaminë janë ato me ngjyrë të kuqe/portokalli për shkak të beta-karotenit. Janë të gjitha burime të shkëlqyera të vitaminës A për lëkurën.

2. Vitamina B3

E njohur edhe me emrin nicaina, kjo është vitaminë e shkëlqyer në grupin B për krijimin e shumë produkteve kozmetike që ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe luftojnë inflamacionin.

Ndihmon organizmin për t’i dhënë lëkurës ndriçim dhe ndihmon për ta rigjeneruar kur duket e pajetë, duke parandaluar plakjen. Ushqimet që mund të hani për të shfrytëzuar vetitë e saj janë:

·         Gjoksi i pulës

·         Kikirikët

·         Toni

·         Salmoni

Së bashku me këto ushqime, ju rekomandojmë të konsumoni edhe ushqime me përmbajtje të larë vitamine B12:

·         Maja birre

·         Mëlçi

·         Sardele

·         Molusqe

Vitamina B12 është përgjegjëse për formimin e rruazave të kuqe të gjakut, për të rregulluar tonalitetin  dhe ngjyrën e lëkurës.

3. Vitamina C

Vitamina C është përgjegjëse për një lëkurë kompakte. Ajo është shumë e rëndësishme pasi ndihmon në sintetizmin e kolagjenit në lëkurë. Kolagjeni është një proteinë që ka rolin t’u sigurojë elasticitet indeve, si dhe t’i rigjenerojë nga dëmtimet e moshës apo sëmundjeve të ndryshme.

Kolagjeni gjithashtu ul dhe parandalon shfaqjen e njollave, duke kontribuar në prodhimin e keratinës, një proteinë themelore për rigjenerimin e qelizave të reja.

Përfitoni nga vetitë e saj falë ushqimeve  të tilla si:

·         Agrumet

·         Papaja

·         Guajaba

·         Specat e verdha

·         Pjepri

 

4. Vitamina E

Është një tjetër vitaminë e cila do t’ju ndihmojë të ekuilibroni efektet në lëkurë të shkaktuara nga mosha, sëmundjet, produktet kimike ose rrezet e diellit. Ka një aksion të fuqishëm antioksidant, pastron organizmin nga radikalet e lira dhe ruan qelizat e rezervat e kolagjenit.

Për të shfrytëzuar mundësitë e saj mund:

·         T’u shtoni vakteve tuaja pak spec djegës

·         Të përgatisni sallata dhe pjata të tjera me vaj ulliri ekstra të virgjër

·         Të hani sa më shumë arra, ullinj, fara luledielli

Gjithashtu kjo vitaminë kontribuon në hidratimin e lëkurës dhe ndihmon procesin e përthithjes së vitaminës A.