Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

Sinishtaj porosi për Kosovën: Gjukanoviqi është kriminel!

503
0

Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj, iu ka drejtuar zyrtarëve të shtetit të Kosovës dhe ka theksuar se Millo Gjukanoviq është një Rankoviq i kohës “moderne” dhe nuk meriton dekorata nga vëllezërit e mi.

“Në vend të dekoratave ju lutem interesonju për motrat dhe vllezërit tuaj që janë vazhdimisht të diskriminuar, dhe nën presionin e forcës së shtetit që vet aj drejton”, ka shkruar Sinishtaj.

 

Postimi i plotë i z. Sinishtaj:

 

“Të nderuar bashkëatdhetar, zyrtar të shtetit së Kosovës:

Ndoshta faji është edhe i yni se nuk ju kemi njoftuar më hollësisht por sigurisht kemi besuar se e dini.

Millo Gjukanoviq asht një Rankoviq i kohes “moderne” dhe nuk meriton dekorata nga vllezrit e mi. E kuptoj nevojen për diplomaci, edhe me djallin vet duhet biseduar nganjëher! Dekorata atij qe ushtron dhunë dhe gjenocid ndaj vllezerve tu nuk ju nderojnë.

Gjukanoviq është kriminel dhe anti Shqiptar, prandaj në vend të dekoratave ju lutem interesonju për motrat dhe vllezërit tuaj që janë vazhdimisht të diskriminuar, dhe nën presionin e forcës së shtetit që vet aj drejton!

Rrnoft Shqypnia