Silva Gunbardhi: Çfarë bëra për foshnjen e gjetur në kazanin e plehrave

Silva Gunbardhi: Çfarë bëra për foshnjen e gjetur në kazanin e plehrave

482
0

E ftuar në emisionin “Why Not” këngëtarja Silva Gunbardhi është pyetur rreth rasteve që ajo ka bërë bamirësi pasi vet nuk i ka bërë publike. Ajo tregoi dy raste që kishin të bënin me foshnja të braktisura, të cilave këngëtarja ishte përpjekur t’u vinte në ndihmë. “Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra. Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva çdo gjë të nevojshme për një beb,”-u shpreh ajo.