Sigurimi Apartamenteve, Albsig dëmshpërblim në kohë rekord dhe transparent kundrejt procedurave të...

Sigurimi Apartamenteve, Albsig dëmshpërblim në kohë rekord dhe transparent kundrejt procedurave të dëmeve për klientët

1052
0

Tërmeti i nëntorit e gjeti Albsig-un e sprovuar. Plani strategjik në ndihmë të klientëve të dëmtuar ka nisur menjeëherë me identifikimin e dëmeve dhe nisjen e procesit për të shkurtuar sadopak kohën e plotësimit të dosjes dhe finalizimin për dëmshpërblim. Albsig, pjesë e Kastrati Group është e para shoqëri sigurimesh në vendin tonë, e cila mendohet se ka raportin me të lartë të sigurimeve vullnetare në të cilën përfshihen dhe numri më i madh i ekspozimit ndaj tërmetit të nëntorit. Për këtë ALBSIG është kompania e parë e sigurimeve që bën publik në kohë rekord planin e masave në lidhje me menaxhimin e situatës për klientët e saj, të cilët janë pajisur me sigurimin e banesave dhe bizneseve nga tërmeti dhe katastrofat e tjera natyrore. Në një prononcim për mediat  Plarent Hamzaj zv. Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë së sigurimeve Albsig qetësoi klientët e shoqërisë dhe ju bëri me dije se çdo proces do të jetë transparent dhe në kohë rekord kundrejt finalizimit të dëmshpërblimeve që secili do të marrë. Hamzaj shtoi se kompania e sigurimeve Albsig ka një ekspozim të lartë kundrejt dëmeve të pronës që shkaktoi tërmeti i mëngjesit të datës 26 nëntor.  Kjo gjë vërtetohet shumë lehtë, sepse në Albsig një lumë telefonatash vijojnë çdo ditë kundrejt numrave të lënë në dispozicion klientet dhe me çdo rast merret në shqyrtim për t’u vlerësuar dhe dëmshpërblyer në kohën më të shkurtër të mundshme. Deri tani në dyert e shoqërisë kanë mbërritur më shumë se 750 kërkesa klientësh të prekur nga dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore.

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Albsig në terren me klientët dhe për klientët

 

Tashmë Albsig ka ndarë skuadrat e grupeve të punës në terren, të cilat janë ngritur dhe po inspektojnë çdo dëmtim dhe në këtë mënyrë të kenë mundësi të përpilojnë dosjet e secilit rast për t’iu kaluar dëshmpërblimi sipas kontratës së bërë me subjektin. Grupet e punës të kryesuar nga ekspertë të ndërtimit të specializuar për këtë punë, të veshur me identitetin e Albsig i shikon kudo sidomos në Durrës dhe Tiranë, por nuk janë përjashtuar dhe qytetet e tjera të prekura nga tërmeti i fundit të nëntorit. Ky tërmet stafin e Albsig e sidomos atë të Departamentit të Dëmeve i ka gjetur më të fortë e më të mobilizuar se kurrë.  Ata koordinojnë punën me skuadra nëpër zonat e ndryshme dhe në bizneset e dëmtuara dhe punojnë nonstop në shërbim të klientëve. Pervoja e suksesshme e termetit te shtatorit i ka bërë që të jenë sa më shumë transparent kundrejt klientëve dhe të shpejtë kundrejt shërbimeve. Dëmshpërblimi në kohë dhe kundrejt procedurave të rregullta dhe në favor të klientit, ndonëse një proces i munguar, për ALBSIG prej më shumë se tre vitesh vlerësohet si një çështje që ka marrë një zgjidhje të plotë dhe përfundimtare. Të gjitha procedurat e ndjekura nga shoqeria, janë totalisht transparente dhe favorizojnë klientin. Statistikat tregojnë se ky proces ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e kënaqësisë së klientëve, zgjerimin e bazës së klientëve besnikë dhe rritjen e numrit të klientëve për të gjitha kategoritë e produkteve dhe shërbimeve.

Image may contain: one or more people and outdoor

Klientët: Albsig vlerë e shtuar për portofolin e familjeve tona

 

 

” Është hera e dytë që kam dëme nga tërmeti, përvojën e parë në shtator e kam një ndër përvojat më të mira me Albsig. Me tërmetin e dytë kalova stresin në moment sepse kisha shpresën se kompania Albsig do më mbështeste sërish në kohë rekord si më parë. E them këtë sepse jam dëmshpërblyer në kohë rekord dhe kundrejt të gjitha kushteve të kontratës së sigurimeve në rastin e tërmetit të shtatorit. Edhe këtë herë jam vënë në kontakt me shoqërinë Albsig dhe jam në proces identifikimi dhe vlerësimi të demit që më ka ndodhur në banesë dhe pronën time, sepse disponoj dhe një dyqan të vogël. U bëj apel çdo qytetari që të sigurohen në Albsig, sepse është vlerë e shtuar për sigurinë e buxhetit të çdo familje shqiptare ”, tregon me shumë përzemërsi Syzana Shtreza, një ndër klientet e Albsig. Ajo shton se ka njoftuar menjëherë grupin e specialisteve të shoqërisë së Sigurimeve Albsig dhe ka denoncuar dëmin e ndodhur përmes numrave të telefonit të bërë publik nga kompania përmes rrjeteve sociale. Ndërkaq, Mimoza Lika edhe kjo e prekur nga tërmeti tregon se nga tmerri që ka kaluar Albsig-un e ka njoftuar pas disa ditësh. “Nuk dua ta kujtoj atë moment. Dua që të fshij atë sekuencë që na rrezikoi jetën e gjithësecilit prej nesh që jetojmë në Durrës. Unë e kam të siguruar banesën dhe vetëm pas disa ditësh jam kujtuar që e kam dhe këtë mundësi për dëmshpërblim. Kam hapur dosjen e dokumentave të shtëpisë të cilën mezi e kam gjetur dhe kam njoftuar Albsig. Skuadra e profesionistëve të Albsig është treguar e gatshme dhe shumë transparente kundrejt procesit që ne do ndjekim deri ne finalizimin e dosjes për dëmshpërblim”-,tregon Lika, e cila shton se është e gëzuar që pallati nuk është dëmtuar në themele dhe kanë dëme vetëm në pjesën e mureve. Situata të tilla natyrore shoqërohen me ekzpozim të lartë rreziku, por shoqëria e sigurimeve Albsig ka kapacitetin e lartë e të qëndrueshëm financiar, si dhe aftësinë paguese për të dëmshpërblyer të siguruarit plotësisht edhe në ngjarje shumfish më të mëdha se kjo e diteve të fundit.

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Dhjete grupet e punës, tashmë të pozicionuara në terren për të evidentuar demin dhe për t’i ardhur në ndihmë klientëve të shoqërisë, jane ata që bëjnë të mundur dhe sensibilizimin e njerëzve për situatën e ndodhur. Njëkohesisht, këta të fundit kanë marrë masa që, për dëmet e konsideruara të vogla, të ekzekutojnë dëmshpërblimine në kohë rekord për mbylljen e ngjarjes së sigurimit me sukses për të dyja palët. Pozicioni i shoqërise Albsig për pagesat në kohë rekord të dëmshpërblimeve në sigurimet e pronës, favorizohet edhe mbeshtetjen e madhe te Kastrati Group dhe nga partneriteti 15-vjeçar me gjigandin Hannover Re, në Gjermani, një nga Risiguruesit lider në botë për katastrofat natyrore.

 

Eglantina Alliaj