Si zyrtarët e Portit të Durrësit hodhën në kosh miliona euro me...

Si zyrtarët e Portit të Durrësit hodhën në kosh miliona euro me tenderat (DETAJE)

537
0

Ditën e djeshme u proceduan 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Portual të Durrësit për shpërdorim detyre. Nga kryerja e veprimeve hetimore në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2017, rezulton se këta zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, gjatë ushtrimit të detyrës, janë përfshirë në veprime të kundra-ligjshme gjatë zhvillimit të tenderit për blerje automjeti, auto-ambulance dhe mjeti zjarrfikës.  Ekspertimi i kryer në lidhje me ofertat e paraqitura për 3 lote të tenderit, ka dokumentuar se ofertat nuk ishin të rregullta dhe janë hartuar nga i njëjti operator ekonomik.  Ndërsa në lotet për blerjen e mjeteve auto-ambulancë dhe zjarrfikës, rezulton se mungojnë pajisjet shtesë dhe shpëtuese kundër zjarrit.  Hetimi ka provuar gjithashtu se kërkesa për këto mjete ishte e pa-argumentuar, nisur nga domosdoshmëria për to. Gjithashtu është dokumentuar se nuk ishte kompetencë e këtyre Drejtorive, përcaktimi i fondit për blerjen e automjeteve, fakt që ngarkon me përgjegjësi titullarin i institucionit. Duke vijuar më tej me tenderat, ka dyshime të dokumentuara se specifikimet teknike nuk kanë krijuar kushte për barazi dhe prishën konkurencën në procedurën e prokurimit publik. 

 

Të proceduarit janë:

 

1-Aleksandër Lipivani, ish- Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës i akuzuar për “Shpërdorim Detyre” (Detyrim paraqitje);

 

 

 

2-Stavri Tagani, ekonomist në Drejtorinë Ekonomike, Autoritetin Portual Durrës I akuzuar për “Shpërdorim Detyre” dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera” (Detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra);

 

3-Naim Hoxha, inxhinier mekanik në Sektorin Operativ dhe Mjeteve Teknike në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra);

 

4-Lumturi Koka, ekonomiste në Sektorin e Terminalit Perëndimor në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra);

 

5-Erion Keçi, jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra);

 

6- Joana Ramadani, Juriste në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra);

 

7- Arian Myderrizi, ish-Jurist në Sektorin e Prokurimeve Publike në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje);

 

8- A.K, Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra);

 

9- Shefqet Xhixha, 55 vjeç, ish-Zëvëndësdrejtor i Forcës së Sigurisë në Autoritetin Portual Durrës (Detyrim paraqitje);