Si u vra pranë banesës Jurgen Kurti, dy autorët i zunë pritë

Si u vra pranë banesës Jurgen Kurti, dy autorët i zunë pritë

178
0

Detaje të reja zbulohen për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti mbrëmjen e djeshme në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se menaxheri i VIP-ave është ekzekutuar pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 23 gëzhoja pistolete.

Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e kanë qëlluar nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona për t’u marrë në pyetje, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes. Viktima kishte qenë dy herë i shoqëruar për akuzën e vrasjes, por me pas ishte shpallur i pafajshem.

Forcat e policisë kanë shoqëruar edhe familjarët e tregtarit të vrarë në Durrës pak kohë më parë Agim Arapi, vrasje për të cilën është akuzuar Jurgen Kurti. Gjithashtu ai ishte shoqëruar në komisariat edhe për vrasjen e babait të tij.

Policia vijon hetimet dhe po këqyr kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.