“Si u largove kështu? Jam mpirë nga dhimbja”- vetëm një javë para...

“Si u largove kështu? Jam mpirë nga dhimbja”- vetëm një javë para se të ndërronte jetë vetë, aktorja shprehu dhimbjen për artisten e ndjerë

467
0

Aktorja Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 68-vjeçare, në Gjermani. Ajo ishte transferuar aty prej vitesh ku jetonte me familjen dhe ende nuk dihet shkak u i vdekjes së saj. Por ja çfarë shkruante pak ditë më parë në rrjetin social facebook, në një dedikim për aktoren  Mira Minga Jupi, e cila ndërroi jetë në SHBA. Eva shkruan se pasi e ka marrë vesh lajmin ndjen një dhimbje të madhe, e cila e ka mpirë të gjithën. “Po si u largove keshtu? Jam mpire nga dhimbja, nuk mund ta besoj… Lamtumire shume e dashur, e paharruar Mira, shpirti yt u prehte ne paqe! Ngushellime te perzemerta e shume te ndjera Yllit, djemve, te gjithe families…” shkruante në facebook, Eva Pëllumbi.