William Franklyn-Miller mund të duket si çdo 12-vjeçar që shkon në shkollë, që luan Rugby dhe kalon kohë me miqtë e tij.
Por, ka një ndryshim, sepse Will ka 152,000 ndjekës në Instagram.
Nxënësi nga Melbourne, Australi, brenda natës u kthye në sensacion, pasi një vajzë japoneze e shkollës postoi një foto të tij në Twitter.
Ajo mori mijëra ripostime dhe Will së shpejti, shumë ndjekës në Twitter dhe Instagram.
Unë po merrja rreth 100 ndjekës çdo 3 sekonda”, tha Will për Daily Mail.
Nëna e Will, Shannon Franklyn-Miller, ishte e shqetësuar se mos adresa e tij kishte rënë pre e hacker-ave. Por, vetëm kur lexoi komentet ajo e kuptoi se çfarë kishte ndodhur.
Komentet e pafundme rreth tij, e cilësonin atë si një djalë vërtetë të famshëm në shumë vende të botës. Dhe e gjitha kjo ndodhi në vetëm dy ditë.
Që kur Will u bë i njohur në Instagram, atij i erdhën edhe oferta të ndryshme. Ai ka marrë pjesë në 3 shfaqje televizive aziatike, duke realizuar intervista me Skype.
Fansat e tij vijojnë të lënë komente pozitive gjithashtu, duke e ftuar për të vizituar vendet e tyre./tvklan.al