Si të Kuptoni që Niveli i Sheqerit në Gjak Është Shumë i...

Si të Kuptoni që Niveli i Sheqerit në Gjak Është Shumë i Ulët

663
0

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguara disa nga simptomat më të zakonshme që sheqeri i ulët në gjak shkakton.

Ndonëse sëmundja e diabetit është më e njohura dhe e përhapura për sa i përket niveleve të sheqerit në gjak edhe e kundërta e saj ekziston.

Hipoglicemia është sëmundja që prek gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak, duke i ulur ato poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit.

Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta duke filluar që nga diabeti vetë.

Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjne kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin më shumë nga sa duket nivelet e sheqerit në trupin e tyre.

Gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera që nuk lidhen aspak me diabetin mund ta shkaktojnë këtë problem.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni të shpjeguara disa nga simptomat më të zakonshme që sheqeri i ulët në gjak shkakton.

 

Simptomat e Hipoglicemisë

Kjo sëmundje ndahet në dy faza ku e para shfaqet pak orë pasi keni ngrënë ndërsa e dyta pasi keni marrë ndonjë ilaç.

 

Disa nga simptomat që mund të ndjeni në lidhje më këtë problem janë:

 

Uria e tepërt

 

Dridhje të trupit pa shkak

 

Ankth

 

Djersitje

 

Zverdhje e fytyrës

 

Rrahje të çrregullta zemre

 

Pagjumësi

 

Marramendje

 

Irritim

 

Teksa kjo gjendje e trupit avancon mund të ndeni edhe simptoma më të rënda siç janë gjendja e të fikëtit, turbullimi i shikimit apo konfuzimi i mendimeve.

 

Nëse ndjeni se po i përjetoni disa nga këto simptoma apo shumicën prej tyre me shumë mundësi vuani nga hipoglicemia.

 

Kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjakun tuaj janë më të ulëta se 70mg/dl.

 

Çfarë Duhet të Kini Parasysh

Kini kujdes me mediakamentet që përdorni, sidomos nëse stimulojnë prodhimin e insulinës.

 

Insulina njihet si motori që ndihmon trupin të djegë sheqerin dhe t’i dhurojë energji trupit.

 

Mbiprodhimi i saj mund të shkaktojë probleme në organizëm.

 

Nëse nuk vuani nga diabeti kujdesuni që të keni një dietë të larmishme dhe të pasur me fruta, perime, karbohidrate dhe proteina.

 

Konsumoni mish pule, peshk dhe perime të stinës për vakte të shëndetshme që mbajnë trupin në balancat e duhura.

 

Gjithnjë këshillohuni me një mjek specialist në raste të përjetimit të këtyre simptomave./AgroWeb.org