Si mund të konsultoni online faturën tuaj të UKT-së?

Si mund të konsultoni online faturën tuaj të UKT-së?

415
0

Krahas hapjes së pikave të reja të UKT në çdo lagje, Bashkia e Tiranës po modernizon të gjithë sistemin për të lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Ju mund të regjistroheni shumë thjesht në adresën online.ukt.al duke shënuar saktë të dhënat tuaja personale ose të aplikoni si përdorues i regjistruar nëse keni akses në faqen tonë. Lançimi i faqes së re të aksesimit online të faturës së ujit tashmë ofron lehtësi në navigim duke ju siguruar mundësi aksesi të pavarur në faqen kryesore online.ukt.al. Një tjetër lehtësi për ju është mundësia e ripërtëritjes së fjalëkalimit drejtpërdrejt nga faqja e website duke plotësuar të dhënat tuaja të sakta pa patur nevojë të drejtoheni në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit. Gjithashtu, përmes këtij aplikacioni, ju mundësohet që të shihni historikun tuaj të pagesave në pikat e UKT apo banka. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshjen për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste.