Si dukej “Zonja e Parë” përkrah Presidentit Meta në mbrëmjen festive të...

Si dukej “Zonja e Parë” përkrah Presidentit Meta në mbrëmjen festive të Ballos Vjeneze

441
0

Presidenti Ilir Meta mori pjesë sonte në mbrëmjen festive të Ballos Vjeneze në Tiranë, që mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i shtetit shoqërohej nga e bija Era, e cila kishte marrë një pamje kaq klasike si Zonjë e Parë, ndërsa ishte kujdesur që veshja e saj t’i përshtatej atmosferës së festës.

Era Meta kishte zgjedhur një fustan të zi poshtë gjunjëve, me një pallto të zezë dhe këpucë me pak takë ngjyrë metalizato, ndërsa mbante një çantë dore.

Ata shijuan bashkë me të ftuarit e tjerë eksperiencën mahnitëse të valsit, muzikës së mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës austriake dhe shqiptare.