Si duhet të jetë mashkulli ideal, sipas shenjës tuaj astrologjike

Si duhet të jetë mashkulli ideal, sipas shenjës tuaj astrologjike

277
0

Jeni këshilluar me yjet për të njohur më mirë dikë? Ja çfarë tipare duhet të ketë ai për t’iu kënaqur plotësisht.

 

Dashi. Ju dashet nuk doni kurrsesi pranë vetes një person që dëshiron t’i kaloje ditët në shtëpi. Dikush aventurier dhe që tenton të beje diçka ndryshe është ai që ju tërheq më tepër.

 

Demi. Ju demat jeni shumë të dashur kur e ndieni se është personi i duhur, por për t’iu bërë për vete është pak e vështirë. Ai që është i duruar del i fituar.

 

Binjakët. Ju adhuroni të dilni dhe të keni takime interesante sepse këto gjëra ju bëjnë të lumtur. Dikush që ju ndjek kudo që shkoni dhe është gati të përjetojë çdo lloj emocioni në praninë tuaj është ai që ju përshtatet.

 

Gaforrja. Një person, për t’iu bërë për vete, duhet të jete serioz dhe të ketë vlera. Nëse nuk gjeni dikë të tillë preferoni më mirë të qëndroni vetëm.

 

Luani. Për të bërë përshtypje të mirë ju jeni kampionë të vërtetë. Dini gjithmonë si të filloni një diskutim dhe si të bëni mirë. Nëse një person ju ndjek me kujdes në ato që thoni është ai me të cilin do kaloni jetën. Nëse nuk ua vë veshin bisedave dhe mërzitet nga ato që thoni, nuk bën për ju.

 

Virgjëresha. Ju virgjëreshat nuk jeni të bindur se jeni njerëzit më të mirë dhe shpesh mendoni se nuk mund të mbani dot një lidhje. Juve iu duhet një person që t’iu dojë vërtet, t’iu kuptojë dhe t’iu bëjë ta vlerësoni më shumë veten tuaj.

 

Peshorja. Ju peshoret jeni shumë përzgjedhës dhe nuk lejoni çdo person të bëhet pjesë e jetës tuaj. Për ju lidhjet janë shumë të rëndësishme dhe ju duhet një person me plot cilësi që të filloni një lidhje.

 

Akrepi. Ju akrepat jeni persona të fortë dhe shpesh nuk e tregoni dashurinë e nuk i shprehni ndjenjat. Një person që do dijë t’iu dojë dhe do ju mbështesë kur të keni nevojë është ideali për ju.

 

Shigjetari. Ju shigjetarët e keni të vështirë të lidheni me dikë serioz, kështu që për të filluar një lidhje doni një person alegro, të këndshëm dhe që i merr gjërat si t’i vijnë pa bërë plane afatgjata e strikte.

 

Bricjapi. Nëse jeni bricjap njerëzit do e kenë të vështirë t’iu njohin si duhet pasi jeni person i mbyllur. Jeta juaj private është mjaft e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse refuzoni t’i hapeni dikujt. Ai që do mund t’ua fitojë zemrën është dikush që fiton besimin, nuk flet pas krahëve për ju dhe nuk do tentojë kurrë t’iu bëjë keq.

 

Ujori. Ideja e një lidhje si gjithë të tjerat ju mërzit pamasë, prandaj ju kërkoni diçka më tepër. Nëse dikush ju afrohet, duhet të jetë me shpirt të hapur dhe kreativ, që t’iu fitojë zemrën.

 

Peshqit. Ju e keni të vështirë të afroheni me persona të tjerë pasi jeni mësuar të qëndroni vetëm. Nëse pranoni dikë, ai patjetër që duhet të jetë i jashtëzakonshëm dhe interesant në çdo pikëpamje.