Si do jetë moti ditën e mërkurë? Meteorologët nxjerrin parashikimin

Si do jetë moti ditën e mërkurë? Meteorologët nxjerrin parashikimin

482
0

Ditën e mërkurë në vend parashikohet sërish mot i paqendrueshëm. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se kthjellimet do të pasohen nga vranësirat në dendësim gradual.

 

 

Këto do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme gjatë gjithë ditës në bregdet.

 

Prej orëve të pasdites në të gjithë vendin parashikohen reshje të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë. Përgjatë vijës bregdetare do të bëhen të pranishme rrebeshet me shkarkesa elektrike.

 

Përsëri, era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug, hera herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë.

 

Temperaturat parashikohen në:

 

zonat malore 10ºC deri në 17ºC

 

zonat e ulëta 13ºC deri në 25ºC

 

zonat bregdetare 16ºC deri në 25ºC