‘Shullazi tërhoqi zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin’, ish-drejtori i policisë reagon...

‘Shullazi tërhoqi zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin’, ish-drejtori i policisë reagon pas deklaratës së Ramës: Harroi të tregonte se u arrestua

415
0

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj ka reaguar pas deklaratës së fortë të kryeministrit Edi Rama.

Në studion e emisionit “Opinion” Rama tha se Emiljano Shullazi lëvizte përpara 8 viteve me eskortë policie në kryeqytet dhe madje gjatë fushatës së tij elektorale kishte tërhequr zvarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin si dhe kishte shkatërruar gjithçka.

Ndërkohë, përmes një mesazhi drejtuar Blendi Fevziut, Muçaj është shprehur se kryeministri harroi të përmendte faktin se “Shullazi u arrestua fill pasi preku një mikrofon në fushatë dhe se nuk doli nga qelia deri pas zgjedhjeve“.

Ndërsa, Rama shtoi se profile të krimit të lartë, përfshirë edhe Emiljano Shullazin, janë falë qeverisjes së tij jo vetëm në burg, por në vigjilje të një procesi që konsiston në atë të izolimit të plotë.