Shtohet vaksina e re, manastirliu: verifikim kartelave!

Shtohet vaksina e re, manastirliu: verifikim kartelave!

346
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri më anë të një conference për shtyp ka bërë me dije se nga 1 tetori, kalendarit të vaksinimit në vendin tonë do t’i shtohet edhe një tjetër.

Ministrja theksoi se bëhet fjalë për vaksinën e re Rotavirusit, ndërsa shtoi se do të ketë verfikim të kartelave.

“Duhet të zbatohet urdhri per vaksinimin dhe të verifikohen kartelat për fëmijët 0-18 vjeç. ISHP do ta monitorojë këtë plan, përmes strukturave të veta, pasi në zona të caktuara ka disa problematika. Ndaj është e nevojshme që nga verifikimet që do të bëhen në strukturat arsimore, të bëhen vlerësime të situatës. Duan të rishikojmë, dhe sita do të vihet në gjithë struktuarat tona arsimore për kalendarin e vaksinimit. Qeveria shqiptare ka investuar në programin e vaksinimit. Deri më sot ne kemi 11 vaksina në kalendar. Nga 1 tetori i këtij viti do të shtojmë në kalendarin e vaksinimit, vaksinën e re të Rotavirusit. Sot Shqipëria ka një mbluesë vaksinale mbi 90 %. Por nuk duhet të humbin vigjilencën”, tha Manastirliu.