Shteti i vogël dënon me vdekje homoseksualët

Shteti i vogël dënon me vdekje homoseksualët

696
0

Shteti i vogël islamik e vendosi këtë dënim si pjesë e zbatimit të një kriteri të ri penal, të bazuar në ligjin e Sheriatit. Brunei i ka kthyer marrëdhëniet intime mes meshkujve, në një shkelje të rëndë që dënohet me vdekje përmes goditjes me gurë. I njëjti ndëshkim i pret edhe shkelësit e kurorës. Shteti i vogël islamik e vendosi këtë dënim si pjesë e zbatimit të një kriteri të ri penal, të bazuar në ligjin e Sheriatit. Paketa e re dhe mjaft e ashpër ligjore parashikon dhe prerjen e dorës për krimin e vjedhjes. “Dua që mësimet e Islamit të forcohen në këtë vend”, deklaroi sulltani Hassanal Bolkiah. Por, lëvizja ngjalli menjëherë indinjatë mbarëbotërore, ndërsa vet komuniteti LGBT i Bruneit shprehu tronditje të thellë dhe frikë, nga ato që i cilësoi si “ndëshkime mesjetare”, transmeton “Tch”. “Zgjohesh një ditë dhe sheh se fqinjët, familja apo edhe ajo e moshuara e këndshme që shet petulla në cep të rrugës, nuk të konsiderojnë më një qenie njerëzore, ose mendojnë se vrasja me gurë është normale”, tha për BBC-në një anëtar i këtij komuniteti, i cili nuk deshi të identifikohej. E teksa homoseksualët në Brunei përballen me vdekjen, në Nebraska, një grua 61-vjeçare solli në jetë mbesën e saj, duke shërbyer si nënë bartëse për të birin, Matthew Eledge, dhe bashkëshortin e tij, Elliot Dougherty. Cecile Eledge ishte ofruar vet të ndihmonte Matthewn kur kishte mësuar dhe ai dhe partneri dëshironin shumë të kishin një fëmijë.