Shqiptari u ekzekutua në kazino nga polici, rrëfehen familjarët

Shqiptari u ekzekutua në kazino nga polici, rrëfehen familjarët

379
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Suharekën në Kosovë.

Jetmir Alijaj ka mbetur i vrarë në vend, pas të shtënave me armë zjarri. 32 vjeçari, i cili ishte edhe punëtor i knjë kazinoje, është qëlluar në vendin e tij të punës.

Autori i dyshuar për këtë rast, është një punonjës i policisë së Kosovës, me inicialet, Sh.S.

Mediat në Kosovë raportpjnë se motivet e kësaj vrasje, ende nuk janë bërë të ditura, ndonëse dyshohet se vrasja erdhi pas një përpjekje për ta grabitur kazinon.

Jozyrtarisht mësohet se viktima e ka identifikuar grabitësin, i cili më pas ka qëlluar në drejtim të tij. Kurse në familjen e Alijajt, kanë hapur dyert e mortit.

Djali i xhaxhit të Jetmirit, Reshati, thotë se ai nuk kishte probleme me askënd. Alijaj e përshkruan kushëririn e tij, si një djalë të sjellshëm dhe të urtë.

Rastin e kanë konfirmuar, edhe në Prokurorinë e Prizrenit. Policia ka bërë bastisjen e shtëpisë së autorit, i cili po ashtu është arrestuar nga policia.