Shqiptari me ‘Jaguar’, kapet me 6 milion euro DROGË

Shqiptari me ‘Jaguar’, kapet me 6 milion euro DROGË

394
0

Policia italiane ka arrestuar një emigrant shqiptar, me banim në provincën e Foxhias. Në pranga është vënë shtetasi me iniciale M.A, i cili akuzohet për trafik heroine.

Sasia e heroinës së sekuestruar është 22 kilogramë e mbi 90 kilogramë lëndë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës.

Lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim mbi 6 milionë e gjysmë euro.

Ndalimi i shqiptarit është bërë gjatë një kontrolli të policisë rrugore ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij “Jaguar” në territorin e komunës së Massafra.

Gjatë inspektimit të automjetit me ndihmën e qenëve antidrogë janë gjetur fshehur në airbag rreth 4 kg e 200 gramë heroinë ndërsa gjatë kontrollit në  garazhin e banesës së shqiptarit janë gjetur 18 kg të tjera heroinë si dhe rreth 90 kilogramë lëndë përzierëse e instrumente për përgatitjen e dozave të drogës.

Nën sekuestrim është vënë dhe automjeti luksoz i tij i tipit Jaguar.