Shqiptarët në terr TOTAL, mbyllen të gjitha kanalet! Duhen ‘zbrazur xhepat’ për...

Shqiptarët në terr TOTAL, mbyllen të gjitha kanalet! Duhen ‘zbrazur xhepat’ për t’i parë

628
0

Përfundon afati i transmetimeve analoge në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Tashmë qytetarët nuk kanë më asnjë të drejtë për të parë kanalet televizive duke qenë në terr informativ. Është ndërprerë kështu transmetimi analog i News 24, Ora News, Report Tv, ABC News, Klan, Top Channel, Vizion Plus, etj. Autoriteti i Medias Audiovizive, pas paralajmërimit sot e ka bërë fakt të kryer. Kështu, sot, më datë 10 shtator, ora 10:00 tranmetimet janë ndërprerë edhe pse rrjeti nuk është ende gati dhe shumë qytetarë janë të papërgatitur. Të  gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. Thënë ndryshe duhet të paguajnë për t’i parë.