Rezultatet e anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.
Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në fillim të vitit 2018, pjesa më e madhe e tëanketuarve e kanë vlerësuar pozitivisht situatën ekonomike aktuale, krahasuar me një vit më parë. Për sa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitëshikojnë përmirësimintë situatës. Një pjesë më e madhe e kompanive ka vlerësuar veçanërisht situatënpër vetëbiznesin si mëtë mirë, krahasuar me një vit më parë. Rreth dy të tretat e tëanketuarvei janë përgjigjur me „mirë“ ose „kënaqshëm“ pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike nëShqipëri. Ky rezultat tregon një përmirësim krahasuar me vitin e mëparshëm. Në lidhje me pritshmëritë ekonomike brenda sektorit,më shumë se 30% e tëanketuarve janë përgjigjur me “mirë”(me një rënie prej 8% krahasuar me vitin e mëparshëm), ndërsa për pothuajse gjysmën,pritshmëritë mbeten të pandryshuara. Në krahasim me vitin e mëparshëm te anketuarit kanë këndvështrime të ndryshme mbi situatën për vetë bizneset. Rreth 42% e tëanketuarve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar (2017: 37%, 2016: 41%, 2015: 35%), ndërsa rreth 90% kanë deklaruar se situata ka qëndruar e pandryshuar. Në 2018pjesa më e madhe e faktorëve më të rëndësishëmjanë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2017.
Sa tërheqëse është Shqipëria si vend për investime?
Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 faktorë, të cilët këtë vit janë vlerësuar në pjesën më të madhe me nota më të larta krahasuar me vitin 2017. Vetëm pesë faktorëtregojnënjë rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, të cilët janë: Kostoja e punës; Disiplina në pagesa, Barra tatimore, Sistemi dhe administrata tatimore dhe Administrata Publike. 13 faktorë u vlerësuan këtë vit pozitivisht dhe 2 faktorë nuk kanë ndryshuar. Faktorët e vlerësuar me notat më të larta janë: në vend të parëKostoja e punës (2.54, me një përkeqësim të lehtë të lehtë në krahasim me vitin e mëparshëm); në vend të dytëProduktiviteti dhe motivimi i punonjësve (2.62, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e mëparshëm); në vend të tretë Kualifikimi i punonjësve (2.86, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e mëparshëm); në vend të katërt Fleksibilitet në të drejtën e punës(3.09, me një përmirësim të dukshëm në krahasim me vitin e mëparshëm); dhe në vend tëpestëDisponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar (2.92, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e mëparshëm). Në përgjithësi vihet re njëpërmirësim i faktorëve në krahasim me vitin e mëparshëm. Për sa i përket situatës për vetë biznesine tyre,31% e kanë vlerësuar si më të mirë. Kjo pasqyrohet edhe nëecurinë e të ardhurave tëbiznesit, ku56% e të anketuarve presin rritje (2017: 49%, 2016: 45%) dhe 33% mendojnë se nuk do të ndryshojë (2017: 36%, 2016: 40%). Gatishmëria për rritjen e numrit të punonjësve është rritur dukshëm në krahasim me një vit më parë (2018: 39%, 2017: 31%). Kjo rritje paraqet njëkohësisht një rënie të përqindjes së të anketuarve, të cilët nuk parashikojnë ndryshime në numrin e punonjësve. Nga ana tjetër vetëm 14% e të anketuarve presin ulje të numrit të punonjësve. Pyetjes nëse forca e punës në Shqipëri është e përgatitur mirë nga sistemi arsimor për kërkesat e kompanive, 11% e të anketuarve i janë përgjigjur me “Po” (2017: 7%),25% me “Jo” (2017: 30%) dhe 64%me “Pjesërisht”(2017: 63%).75% e shikojnë si mundësi ofrimin e trajnimeve profesionale brenda kompanisë në përputhje me nevojat specifike(2017: 73%). Këtë vit një prej treguesve më të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm është vlerësuar sërish pozitivisht, ku rreth 77% e të anketuarve do të investonin sërish në Shqipëri. Në vlerësimin e gatishmërisë për të investuar sërish në Shqipëri, vendi ynë ka njëqëndrueshmëri nëkrahasim me vitin e mëparshëm. Tek ky tregues Shqipëria renditet para Maqedonisë, Kosovës, Kroacisë dhe Letonisë.
Mbi anketimin
Nga data 1 shkurt deri më 1 mars 2018, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me Dhomat Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e EuropësQendrore dhe Juglindore (EQJL), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Në këtë anketim 16 zyrat (AHK) e rajonit EQJL morën pjesë 1.421 kompani, nga të cilat 38 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 53 % të kompanive anëtare të DIHA-s (me një rritje prej 9%,krahasuar me një vit më parë). Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është e njëjtë për të gjitha vendet.
Rreth Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA).
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe këshillon kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe kërkime tregu. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). AHK ka në të gjitha vendet, të cilat janë me interes për ekonominë gjermane. Deri më taninumërohen rreth 90 shtete me rreth 130 zyra përfaqësie në të gjithë botën (www.ahk.de).