Shqipëria, gati për Çekinë/ Mbyllen përgatitjet e kuqezinjve për ndeshjen e Pragës

Shqipëria, gati për Çekinë/ Mbyllen përgatitjet e kuqezinjve për ndeshjen e Pragës

248
0

Përfaqësuesja kuqezi ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen kaq të rëndësishme të grupit në këto eliminatore të europianit përballë Çekisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar mbrëmjen e së martës seancën e fundit stërvitore përgatitore reale përpara udhëtimit për në Pragë, pranë fushave të kompleksit të kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”.Këtë here i gjithë grupi ishte në dispozicion të trajneri Sylvinho pas rikuperimit që bën disa lojtarë të hënën pasi mbërritën në grumbullim nga ndeshjet e fundit të klubeve të tyre.Ashtu si edhe të hënën trajneri Brazilian ka zhvilluar veç skemave tekniko taktike, edhe një ndeshje kontrolli duke improvizuar situate të ndryshme të ndeshjes. Repartet e ekipit u ndanë në pjesë të caktuara të fushës ku secili grup kishe programin e tij si mbrojtja, mesfusha dhe sulmi.Çekia aktualisht është skuadra që kryeson grupin pas tre ndeshjeve të luajtur me dy fitore dhe një barazim, duke u renditur përpara kuqezinjve që e ndjekin nga vendi i dytë me 6 pikë me po 3 ndeshje por që kombëtarja jonë ka dy fitore dhe një humbje.Ndeshja me Republikën Ceke do të luhet më date 7 shtator në Pragë, ndërkohë që menjëherë me 8 shtator kuqezinjtë do të jenë në Tiranë për të filluar përgatitjet për ndeshjen e dytë që gjithashtu është po kaq e rëndësishme me Poloninë në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, takim për të cilin, si rrallë here prej mëse një muaji janë shitur të gjitha biletat.