Shqetësohet Vuçiç: Populli serb po pakësohet

Shqetësohet Vuçiç: Populli serb po pakësohet

415
0

 

Presidenti Aleksandër Vuçiç, kas deklaruar se Serbia po përballet me probleme serioze demografike sikurse e gjithë Evropa”

Në Samitin Demografik të Budapestit ai ka thënë se “vitin që shkoi në Serbi kanë vdekur më shumë se 100 mijë persona, ndërsa kanë lindur vetëm diçka më shumë se 63 mijë, përkatësisht jemi në minus për 37.680 persona”.

Sipas liderit serb, kjo sipas tij është përafërsisht sa numri i banorëve që ka Kikinda (ajo numëron 38 mijë e 600 banorë).

Vuçiç ka theksuar se mosha mesatare e qytetarëve është 43,2 vjet, ndërsa 20,2 për qind janë më të vjetër se 65 vjet.

Më tej ai nënvizoi se në 75 vjetët e fundit ka pasur ngritje edhe rënie, periudha paqe e lufte, stagnim e rënie ekonomike, por nga vitet 50-të deri ato 90-të shtimi ishte nën çdo nivel “për përtëritjen e popullsisë”.

“Kjo dot thotë nëse duam të jemi aq sa jemi sot, numri i fëmijëve për çdo grua duhet të jetë 2,1, ndërsa aktualisht është 1,48 fëmijë”, tha Vuçiç.