Shpëtoi nga burgu përjetë Dajtin, gjykata rrëzon KËRKESËN e gjyqtarit për kthimin...

Shpëtoi nga burgu përjetë Dajtin, gjykata rrëzon KËRKESËN e gjyqtarit për kthimin e 17 mijë eurove

476
0

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën e gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij Lisien Damini për kthimin e 17 mijë eurove.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorë, të cilët iu sekuestruan 17 mijë euro, 8 fishekë dhe një pistoletë gjatë kontrollit në shtëpi, ka kërkuar në Gjykatë pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Gjithashtu djali i gjyqtarit kërkoi t’i kthehen 17 mijë eurot e sekuestruara me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion përkatës.

Gjyqtarja Liliana Baku vendosi që të rrëzojë sot dy kërkesat e Skënder Daminit dhe djalit Lisien Daminit.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë policia ushtroi kontroll blic në banesat e 3 gjyqtarëve të cilët rrëzuan dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, ndër të cilët ishte edhe Damini.