Një skaf me 18 refugjatë sirianë, irakianë dhe marokenë, mes tyre gra e fëmijë, që rrezikonte të mbytej, është shpëtuar nga Policia shqiptare në grykëderdhjen e Shkumbinit, në orët e para të së shtunës.
Refugjatët kishin si synim të arrinin në Itali, por nuk kanë mundur, pasi mjeti lundrues pësoi difekt dhe u detyruan të lëshonin sinjalin SOS për ndihmë 18 milje larg bregut.
Roja Bregdetare Shqiptare u shkoi menjëherë në ndihmë dhe i evakuoi ata.
Tashmë Policia po punon për të zbuluar këtë skemë trafiku klandestinësh ku dyshohet se janë përfshirë dhe shqiptarë.