Shpërthimi me tritol në Tiranë, policia shpall në kërkim 58-vjeçarin

Shpërthimi me tritol në Tiranë, policia shpall në kërkim 58-vjeçarin

346
0

Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e 28 shkurt në një shtëpi në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Sot, policia ka zbardhur ngjarjen a shpallur në kërkim një person të dyshuar si autor të shpërthimit. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 të Tiranës, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin me iniciale A. B., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Ky person mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së Vasillaq Stavrit nga Gjirokastra, një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Ndërkohë materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” parashikuar nga neni 152 i Kodit Penal.