Shpërthime në Shëngjin, nisen dy helikopterë të ushtrisë

Shpërthime në Shëngjin, nisen dy helikopterë të ushtrisë

231
0

Screenshot_1-76

Situata në Shëngjin sa vjen e po përkeqësohet.

Pas njoftimit mëngjesin e sotëm se Emergjencat Civile kishin nën kontroll zjarrin e përhapur në malin e Shëngjinit, në mesditë vatrat e zjarrit janë përhapur tek ‘Rana e Hedhun’, në anën tjetër të malit.

Prefekti Eduard Ndreca thotë se situata është tepër e rëndë, ndërsa kërkohet edhe ndihmë nga Itali për ndërhyrje nga ajri.

Raportohet se në zonën ku ka rënë zjarri po dëgjohen shpërthime. Tek mali i përfshirë nga flakët ndodhet një poligon qitje dhe prania e mjeteve shpërthyes po shkakton këtë gjë.

Prefekti bën me dije se në terren ndodhen 100 ushtarë që po ndihmojnë, kurse nga ajri po patrullojnë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dy helikopterë të ushtrisë. Ai sqaron më tej se duhen helikopterë me kapacitet më të madh dhe për këtë kërkohet ndihmë nga Italia. Kjo e fundit po përballet me një fatkeqësi natyre, ku më shumë se 140 persona kanë humbur jetën nga një tërmet shkatërrues.