Shpërthim me tritol në banesën e djalit të të ekzekutuarit nga policia,...

Shpërthim me tritol në banesën e djalit të të ekzekutuarit nga policia, flet 44-vjeçari: Më përndjekin për konfliktet e babait! Ngjarja u fsheh

473
0

Ilustruese

Më 21 mars një 44-vjeçari iu vu tritol poshtë makinës së parkuar pranë banesës në Kukël të Vaut të Dejës. Tritoli u vu në mjetin e 44-vjeçarit Marin Begeja.

Ky i fundit ka folur për News 24, ku shprehet se policia i premtoi që do zbardhte ngjarjen por ende nuk ka bërë asgjë.

Sipas tij, ngjarja ka lidhje me të shkuarën e të atit, pasi ai nuk ka konflikte me asnjë person. Marin Begeja është djali i Tom Begejës. Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25 vjeçar.

“Ngjarja ka lidhje me të kaluarën e babit tim. Po më përndjekin, janë konflikte të 17 viteve më parë të babait. Shpërthimi ndodhi sapo hapa derën e shtëpisë në orën 06:30. Thirra policinë, pas 2 orësh erdhën ekspertët nga Tirana”, ka thënë ai, ku thekson se ngjarja e ndodhur 13 ditë më parë është fshehur nga policia.