Deputetja e PD-së në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi Tyli përmes një statusi në Facebook komenton marrëveshjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të nënshkruar sot nga socialistët në mbledhjen e grupit. Sipas saj, ajo është një marrëveshje e tipit social-komuniste që ka për qëllim tju marrë çdo gjë shqiptarëve, ndërsa shton se gjtihçka arrihet falë “liderit tonë botëror”, duke ironizuar kështu kryeministrin Edi Rama.
STATUSI I PLOTË
Marrëveshje alla social-komuniste.
Marrëveshje per tju marrë gjithcka e për të mos u dhënë asgjë.
Skema e qartë: Marrëveshje për tju shembur banesat.Për ti dhunuar e burgosur.
Marrëveshje për të shfrytezuar pasuritë natyrore e për ti lënë në mjerim.
Kjo është marreveshja e vullnetit të kësaj qeverie për rrënimin e qytetarëve në vitet në vazhdim.
E gjitha kjo falë liderit tonë botëror