Shpërthen autoboti, dërgohet menjëherë në spital punëtori shqiptar

Shpërthen autoboti, dërgohet menjëherë në spital punëtori shqiptar

396
0

Një punëtor shqiptar u lëndua ditën e djeshme pas shpërthimit të një autoboti në provincën Falconara Maritimas në Ankona.

48-vjeçari u dërgua me ugjencë në Spitalin Riuniti të Ankonës, pasi punonjësit e firmës ”CAF Autotrasporti” dhanë alarmin e kuq. Sipas mediave fqinje, ai ka pësuar djegie në të gjithë trupin, por për fatin e mirë ai i ka shpëtuar vdekjes. Aksidenti po hetohet nga karabinierët.

Dyshohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të prezencës së avujve të naftës në autobot, të cilat mund të shkaktuar shkarkime elektromagnetike që kanë favorizuar shpërthimin.