Shpat Kasapin  në politikë, ja çfarë thotë këngëtari?

Shpat Kasapin  në politikë, ja çfarë thotë këngëtari?

350
0

Shpat Kasapi ditën e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘E diell’ ku ka treguar detaje rreth karrierës së tij, projekteve më të mira apo dhe më të këqija që ka sjellë ndër vite.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti, nëse do t’i futet në një të ardhme politikës, ai pohoi se shume shpejt do të bëhet deputet nëse dhe populli do ta mbështesë.

Gjatë intervistës ai tregoi se një nga klipet më të ‘këqija’ ka qenë ajo me titull ‘Largohu Ti’ dhe këngët e Vitit të Ri. Po ashtu ai shtoi se videoklipi më i mirë është ai i quajtur ‘Kush të ndau prej meje’.

Kasapi performoi gjithashtu në studion e ‘E diell’ disa nga projektet e tij muzikore, ku si çdo herë tjetër u duartrokit nga i gjithë publiku në studio.