Një vajzë e re ka rënë pre e alkoolit dhe ka bërë veprime për të cilat është penduar thellësisht të nesërmen. Ajo ka bërë seks me shoqen e saj dhe me një burrë të cilin nuk e njihte.
Problemi i saj tashmë qëndron në faktin se ndihet fajtore dhe keq pasi ka tradhtuar të dashurin e saj me të cilin ka një lidhje serioze, dhe nuk di se si të veprojë… a duhet t’i tregojë atij apo duhet ta ruaj fortë këtë sekret për të mos shkatërruar lidhjen e saj?!
Ja çfarë i shkruan psikologes së “The Sun”.
Letra e vajzës
“Kam bërë një gabim shumë të madh dhe tashmë ndihem keq dhe shumë e penduar.
Unë jam 20 vjeçe dhe prej një viti jam e lidhur me një djalë 24 vjeç. Ne jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kemi raport serioz.
Një ditë unë dola me një shoqen time pas pune, pasi i dashuri im atë ditë ishte i zënë. Përfunduam në një lokal dhe filluam të pinim pak si shumë. Kur unë u bëra gati të ikja, ajo ftoi në tavolinën tonë një shokun e saj, rreth të 40-ve.
Ai na qerasi ende me pije dhe unë aty e humba numrin. Na ftoi në shtëpinë e tij dhe ne shkuam. Sapo hymë në shtëpi shoqja ime filloi të puthej me të, e ndërsa unë kisha nevojë vetëm për gjumë. Ajo më pa të stepur dhe më tha mos të rrija ashtu por t’i bashkohesha festës.
Pa e kuptuar përfunduam duke bërë seks tresh.
Kur u zgjova në mëngjes kuptova se sa rëndë kisha gabuar…e mbi të gjitha ai burri ishte vërtetë shumë i shëmtuar. Si kisha mundur të flija me ta?!
Shkova në shtëpi dhe qava me orë të tëra.
Nuk i kam treguar ende të dashurit tim dhe nuk di a duhet t’i them apo jo…”
Përgjigjja e psikologes
“Jemi njerëz dhe të gjithë gabojmë.
Merre si mësim dhe mos e përsërit më…nëse nuk do të pish shumë alkool mos pi dhe nëse nuk do ta tradhtosh të dashurin tënd mos e bëj sepse të ndikojnë të tjerët.
Kjo histori është mirë të mos merret vesh nga i dashuri jot pasi kjo do ta lëndonte shumë dhe ndoshta do të sillte dhe fundin tuaj”.