Shoqërimi i çajit me ushqim, shqetësimet që sjell në organizëm

Shoqërimi i çajit me ushqim, shqetësimet që sjell në organizëm

573
0

Çaji konsiderohet shumë i dobishëm, mirëpo është shumë e rëndësishme të dimë se me çfarë duhet ta shoqërojmë.

Hulumtimi i publikuar në “Journal of Food Composition and Analysis” ka treguar që qeset e çajit me aromë frutash përmbajnë 30 herë më shumë nivele plumbi dhe alumini.

Këta dy përbërës ndikojnë shumë negativisht në organet tona, para së gjithash, në veshkë dhe zemër.

Çaji nuk duhet pirë bashkë me ushqim.

Duhet ditur edhe se çaji përkeqëson absorbimin e hekurit, pra kjo pije nuk rekomandohet të merret pas racionit. Lejoni trupit që normalisht ta tresë ushqimin, dhe vetëm pastaj pini çajin.

Pirja e çajit menjëherë pas racionit përkeqëson gjendjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, ndaj nutricionistët këshillojnë të pini çaj vetëm pas 40 deri 50 minutave pas ushqimit.